Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dhjetëra raketa hidhen nga Gaza drejt Izraelit

Dhjetëra militantë nga grupi militant islamik Hamas duket se kanë hyrë në jug të Izraelit në një sulm të befasishëm dhe aktualisht janë të lirë.

Ushtria izraelite thotë se është duke goditur objektiva në Rripin e Gazës në mes të një “vlerësimi të situatës”.

Më parë, dhjetëra raketa u lëshuan drejt Izraelit, duke ndezur sirenat e sulmit ajror në të gjithë vendin.

Një person është vrarë dhe ka pasur raportime për shpërthime pranë Tel Avivit dhe zonave përreth Gazës, raporton BBC, transmeton teve1.info

Grupi militant palestinez Hamas ka marrë përgjegjësinë për sulmin, me krahun e tij të armatosur duke thënë se ka lëshuar 5000 raketa në 20 minuta.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se grupi “kishte filluar një gjuajtje masive të raketave nga Rripi i Gazës në territorin izraelit” dhe se militantët kishin hyrë në territorin izraelit në “lokacione të ndryshme”.

Në deklaratë thuhej se shefi i shtabit të përgjithshëm po kryente një “vlerësim të situatës” dhe se Hamasi “do të përballet me pasojat dhe përgjegjësinë për këto ngjarje”.

Ai shtoi se banorëve në zonën përreth Rripit të Gazës u është kërkuar të qëndrojnë brenda, ndërsa civilëve në zonat jugore dhe qendrore “u kërkohet të qëndrojnë pranë strehimoreve”.

Agjencia e shpëtimit e Izraelit Magen David Adom tha se një person kishte vdekur dhe 15 të tjerë u plagosën.

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu tha se shefat e sigurisë do të takohen si rezultat i sulmeve me raketa./teve1.info/

Tags: