Aktuale

Dhuna barbare ndaj kreut të AKU, momenti kur goditet me sende të forta në fytyrë. Autori i bëri pritë (Video)

Drejtori i Autoritetit Kombëtar te Ushqimit ne Shkodër, Ramir Haderi, është goditur me sende të forta të pak ditë më parë në qytetin e Shkodrës, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Gazetarja e Top Channel, Rudina Muça ka siguruar videon nga momenti kur goditet drejtori i AKU-së në Shkodër.

Haderi ka qenë duke lëvizur i vetëm kur një person i është afruar dhe e ka goditur me një mjet të fortë në pjesën e ballit.

Si pasojë e sulmit, ai ka pësuar çarje në zonën e vetullës dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal Shkodër, ku po i nënshtrohet kontrolleve të tjera mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Fahri Ramadani”, ndërsa autori ende nuk është identifikuar./Top Channel

Të Ngjashme