Aktuale

Dhuna ndaj protestuesve para Parlamentit/ Strategjisti izraelit ‘gozhdon’ Ramën: Më kujton Meidanin në 2014

Strategjisti izraelit David Zaikin ka reaguar në platformën X lidhur me protestën e zhvilluar në Tiranë kundër kryeministrit Edi Rama, duke komentuar përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit pranë Parlamentit.

Në postimin e tij, Zaikin e krahasoi situatën me ngjarjet e Maidanit në Ukrainë në vitin 2014, duke theksuar se përdorimi i forcës ndaj protestuesve nuk solli stabilitet për qeverinë e atëhershme ukrainase.

See also  EPIKE/ Shkodrani lë qeset me mbeturina pranë koshave, policia e “detyron” të kthehet për të “korrigjuar” gabimin!“Më kujtohet Maidan në vitin 2014 në Ukrainë. Forca kundër protestuesve nuk ia riktheu kontrollin Yanukovych-it. Ajo shënoi fillimin e fundit të tij. Udhëheqja e Tiranës duhet ta studiojë me kujdes këtë sekuencë”, shkroi Zaikin në platformën X.

Reagimi i strategjistit izraelit vjen pas protestës në kryeqytet, ku u regjistruan tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë pranë godinës së Parlamentit.

See also  Temperaturat ngjiten deri në 27 gradë/ Parashikimi i motit për sot, 18 prill 2026https://x.com/business/status/2072711084742500663?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E2072711084742500663%7Ctwgr%5E39c3d0e7b91646460ed2996ffb67800e62176cf3%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fsot.com.al%2Faktualitet%2Fdhuna-ndaj-protestuesve-para-parlamentit-strategjisti-izraelit-gozhdon-ramen-me-kujton-meidanin-ne-2014%2F

Të Ngjashme