Aktuale

Dhunohet Ilir Demalia! Analisti flet i gjakosur: Dy persona më sulmuan sapo dola nga shtëpia

Analisti Ilir Demalia është dhunuar ditën e sotme në Tiranë. Nga pamjet e publikuara, Demalia shfaqet me dëmtime në zonën e fytyrës dhe plagë pranë syrit, ndërsa më pas është marrë ndihmë mjekësore.

Në një prenoncim për “Shqipëria Live”, analisti ka hspjeguar se është sulmuar nga dy persona të lagjes ku ai banon, sapo ka dalë nga banesa. Ai shtoi se shkak ka qenë dyshimi që këta persona kishin se Demalia i kishte denoncuar në polici për parkim të gabuar dhe për këtë ishin gjobitur.

See also  “Bëjini mirë llogaritë” – Ministri Lamallari zbarkon në Sarandë, pas skandalit që shkriu gjithë Komisariatin e Policisë“Po dilja nga shtëpia dhe dy persona më sulmuan. Më zunë rrugën dhe më goditën. Janë persona të lagjes. Ishte një polic që po u vendoste gjobë. Ata sa më panë thanë që ti e ke lajmëruar policinë dhe më goditën. Unë u thashë që nuk e kam lajmëruar më parë por më parë e kam bërë problem. Unë nuk i kam bërë keq askujt. Por urrejtje kam patur plot. Siç është urrejtja e shqiptarëve. Por nuk e kuptojnë që me këtë nuk arrijnë asgjë. Ndërgjegjia ime është e pastër. Këta janë cuba, në sy të policit bënë një dhunë të tillë. Parkojnë ku duan dhe nuk hyjnë dot njerëzit në shtëpitë e tyre. Sigurisht që do bëj denoncim. Nëse ka shtet sigurisht do kapen. Policia i di kush janë, nuk e di nëse janë kapur.”- tha ai.

See also  EMRI/ Ekzekutohet me armë zjarri shqiptari në Itali!

Të Ngjashme