Aktuale

Diell dhe temperatura të larta, ja parashikimi i motit për këtë të hënë

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira fare të pakta kalimtare në relievet malore në lindje.

Pritet një mot i nxehtë me temperatura të larta mbi 30 gradë celcius. Temperaturat minimale pritet të arrijnë 12 gradë Celsius, në zonat malore, ndërsa maksimalet regjistrohen rreth vlerave 34 gradë Celsius.

See also  Gjendet i mbytur një person në lumin Mat, dyshohet të jetë ish-oficeri GardësEra do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitoi shpejtësi deri në 17 m/s.

Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-4 ballë.

Të Ngjashme