Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pasi presidentja e Kosovës Justina Shiroka-Pula, zhvendosi fotografinë e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.
Bajrami tha se dielli nuk mbulohet me shoshë, duke shtuar se Presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova, dhe Deklarata e Pavarësisë e kanë vendin e tyre të përhershëm në historinë e shtetit të Kosovës.
“Populli thotë: DIELLI NUK MBULOHET ME SHOSHË!” Historia nuk ndryshohet me ndërrimin e fotografive në muret e institucioneve! Presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova, dhe Deklarata e Pavarësisë e kanë vendin e tyre të përhershëm në historinë e shtetit të Kosovës dhe në zemër të çdo institucioni shtetëror.
Postimi i plotë:
Populli thotë:
“DIELLI NUK MBULOHET ME SHOSHË!”
Historia nuk ndryshohet me ndërrimin e fotografive në muret e institucioneve!
Presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova, dhe Deklarata e Pavarësisë e kanë vendin e tyre të përhershëm në historinë e shtetit të Kosovës dhe në zemër të çdo institucioni shtetëror.
Vlera dhe pesha e tyre historike nuk varen nga muri ku vendosen, e as nga vullneti i atyre që përkohësisht i drejtojnë institucionet.
