Lajme

Parandalohet “hyrja” e drogës në burgun e Prishtinës, ja ku u fsheh substanca

Zyrtarët korrektues kanë parandaluar futjen e një substance të dyshuar narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur sot gjatë kontrollit në sallën e vizitave, ku substanca e dyshuar është gjetur e fshehur brenda një xhakete që e kishte me vete një familjar i cili kishte shkuar për vizitë te një i burgosur.

Pas zbulimit të substancës, vizita është anuluar, ndërsa për rastin është njoftuar Policia e Kosovës.

Substanca e dyshuar i është dorëzuar Policisë së Kosovës për procedura të mëtejshme.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se vazhdon zbatimin e kontrolleve dhe masave të sigurisë për të parandaluar futjen e sendeve dhe substancave të ndaluara në institucionet korrektuese.

Të Ngjashme