Lajme

Digjet një lokal në Prishtinë

Një incident i zjarrit ka ndodhur në orët e para të së martes në Prishtinë.

Një lokal është përfshirë nga flakët në rrugën “Ukshin Hoti”.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti deklaroi se nuk ka ndonjë të lënduar nga ky rasti.

“Zjarri është lokalizuar, raportohet vetëm për dëme materiale”, tha ajo.

Teksa nuk u bë i ditur shkaku i këtij zjarri.

Të Ngjashme