Aktuale

“Dil jashtë ore”, autori ende duart me gjak pas vrasjes së turistit në Ksamil, policia e nxjerr nga bagazhi. Shoferja ‘habitet’, pasagjeri s’i bindet policisë (Video)

“Dil jashtë ore, dil jashtë, shtrihu”, ky është momenti kur forca të shumta policie lokalizojnë dhe arrestojnë autorin e dyshuar të vrasjes së turistit në Ksamil, Sokrat Vata, 29 vjeç.

Ai është lokalizuar në Levan, i fshehur në bagazhin e një makine, që drejtohej nga një vajzë turke, ndërsa pasagjer ishte një tjetër shtetas nga Turqia.

NEWS  Itali! Ndahet nga jeta papritur në fushë futbollisti i njohurNë momentin që policia ndalon mjetin dhe e rrethon, efektivët kanë hapur menjëherë bagazhin ku autori i dyshuar shihet i shtrirë, fshehur pas një valixheje të kuqe, me një peshqir blu i mbuluar, me një palë pantallona të shkurta ngjyrë të hapur dhe të mbuluara nga gjaku. Ai shfaqet pa bluzë, ndërsa duart i ka ende me gjak.

NEWS  Tërmet në vendin fqinj, ja ku ishte epiqendra dhe magnitudaNdërsa disa prej efektivëve kanë neutralizuar Vatën, i cili duket se nuk bën rezistencë, policët e tjerë u kanë vënë prangat shoferes dhe pasagjerit.

Shoferja shfaqet e habitur kur nga bagazhi del autorit i dyshuar, duke lënë të kuptohet se ndoshta nuk e dinte që ai ndodhej aty.

Ndërkohë pasagjeri duket se fillimisht ka bërë rezistencë, por është neutralizuar nga policia. Të dy këta shtetas janë duke u marrë në pyetje nga autoritetet, për të zbuluar se çfarë rolin kanë pasur në këtë ngjarje të rëndë./Top Channel

NEWS  Detaje nga ngjarja në Elbasan. Plag*sen tre adoleshentë, mes tyre edhe kamarieri

Të Ngjashme