Lajme

Djali i Jakup Krasniqit kandidon sërish për deputet: Kësaj radhe, vendimi ishte më i vështirë

Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit ka njoftuar se edhe në këto zgjedhje do të jetë kandidat për deputet.

Ai u shpreh se kësaj radhe e kishte më të vështirë ta merrte këtë vendimt, sepse siç u shpreh, ishte në kohën kur po pritet edhe vendimin final në Hagë.

Edhe këtë herë kam vendosur të kandidoj për deputet. Ndonëse kësaj radhe ishte më e vështirë ta marr këtë vendim, në një kohë kur po presim edhe vendimin final në Hagë, me shpresën që në fund të ketë drejtësi dhe jo vendim politik. Në këto momente vendimtare, është shumë e rëndësishme që të jemi bashkë, për çlirimtarët tanë, ashtu edhe për qytetarët që kanë nevojë për një PDK të fortë dhe të bashkuar”.

Dua të besoj se këto janë zgjedhjet e fundit pa figurat që kontribuan jo vetëm në çlirim, por edhe në të gjitha fazat e shtetndërtimit të Kosovës. Prandaj, duhet të tregojmë durim dhe pjekuri politike, sepse dielli do të lindë përsëri. Nuk mund të lejojmë që një pushtet i papërgjegjshëm të luajë “karate” me të ardhmen e vendit tonë, një shtet i ndërtuar me mund dhe sakrificë”, ka shkruar ai.

Të Ngjashme