Aktuale

Dje braktisi Edi Ramën, reagon për herë të parë Marjana Koçeku (Foto)

Marjana Koçeku, e njohur ndryshe edhe si “neomalësorja”, ka thyer heshtjen vetëm një ditë pasi deklaroi publikisht se nuk do të jetë më pjesë e grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe se do të ushtrojë mandatin si deputete e pavarur.

Koçeku, e cila ishte kryesuese e listës së PS-së në Shkodër në zgjedhjet e fundit, bëri një lëvizje të papritur politike që tërhoqi menjëherë vëmendjen e opinionit publik dhe të mediave.

Deklarata e saj u bë gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë, ku ajo njoftoi largimin nga Partia Socialiste dhe shkëputjen nga drejtimi politik i Edi Ramës. Ky vendim u prit me entuziazëm nga pjesëmarrësit në protestë, të cilët e konsideruan si një akt guximi dhe pavarësie politike.

Nga ana tjetër, largimi i saj shkaktoi reagime të forta brenda radhëve socialiste, ku shumë anëtarë dhe mbështetës të partisë e kritikuan ashpër në rrjetet sociale. Vendimi i Koçekut pritet të ketë ndikim në zhvillimet e ardhshme politike, veçanërisht në qarkun e Shkodrës.

Të Ngjashme