Aktuale

Djegia e pallatit në Tiranë/ Zbardhen emrat e 4 të arrestuarve

Janë publikuar emrat e katër personave, të cilët janë arrestuar në lidhje me zjarrin që shkrumboi dhjetëra apartamente në një pallat në Tiranë.

Konkretisht në pranga ka rënë inxhinieri, Enver Admi, kontraktori i fasadës Altin Furtuna, administratori i pallatit Agron Cara, si dhe menaxherja e Big Market që ndodhej në katin e parë të pallatit, Razie Sula.

Hetimet për shkaqet e zjarrit janë ende në vijim dhe autoritetet po punojnë për të zbardhur plotësisht shkaqet e zjarrit dhe përgjegjësitë përkatëse të personave të përfshirë.

Nga zjarri i rënë ditën e djeshme, 11 persona u paraqit në spital me probleme shëndetësore për shkak të asfiksisë.

Ndërsa dëmet materiale janë të mëdha. Paraprakisht bëhet fjalë për rreth 30 apartamente të djegur plotësisht.

Të Ngjashme