Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Do më pëlqente të vija në Shqipëri”, Rama takohet me Elon Musk

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili mori pjesë në ditën e tretë të “Atreju 2023”, me ftesë të kryeministres italiane Giorgia Meloni, u takua në Romë me biznesmenin dhe investitorin Elon Musk, i cili ishte gjithashtu i ftuar në këtë event.

Musk shprehu dëshirën për vizituar Shqipërinë.

“Do më pëlqente të vija në Shqipëri!”, deklaroi ai.

“Eja, ka shumë për të parë dhe bërë në Shqipëri, po mbi të gjitha e sigurtë që s’do pendohesh”, tha kryeministri Rama.

Musk shkoi bashkë me djalin e tij të vogël në event, ndërsa dha edhe një mesazh të fortë.

“Emigracioni” nuk mund të zgjidhë rënien e “demografisë” të vendeve të industrializuara”, nënvizon Musk që përmend rastin e “Kinës e cila do të humbasë 40% të popullsisë së saj. Këshilla ime për të gjithë drejtuesit e qeverisë dhe njerëzit është: sigurohuni që të keni fëmijë për të krijuar një brez të ri”, tha ai.

Elon Musk më pas u bëri thirrje italianëve dhe vendeve të tjera të industrializuara që të kenë fëmijë “përndryshe kultura e Italisë, Japonisë dhe Francës do të zhduket. Ne rrezikojmë të mos i kemi më këto vende. Italia sigurisht që ka kufij por është bërë nga italianët, nga njerëzit”, nënvizoi ai. /tch