Aktuale

Do të ndahen apo do të martohen? Opinionistët e Ferma Club: Çfarë shkruhet në letrën e Indrit për Vanesën

Pas daljes së Vanesës nga Ferma VIP dhe hyrjes së Klevisës, dinamika mes fermerëve duket se ka ndryshuar totalisht. Indri, i cili krijoi një raport të afërt me Vanesën gjatë rrugëtimit në fermë, së fundmi është parë gjithnjë e më pranë Klevisës, duke ngritur dyshime dhe diskutime të shumta mes publikut dhe opinionistëve.

Në orët e fundit, fermeri ka kërkuar të shkruajë një letër për Vanesën, por përmbajtja e saj ende nuk është zbuluar. Pikërisht kjo letër u kthye në temë diskutimi në Ferma Club, ku opinionistët dhanë mendimet e tyre për situatën.

Albano u shpreh se letra mund të jetë vendimtare për raportin mes tyre: “Te ajo letra do i thotë ose e kam vendosur që do martohemi, ose do ndahen”.

Ai komentoi edhe afrimitetin e fundit mes Indrit dhe Klevisës, duke theksuar se fermeri po i shkon vazhdimisht nga pas banores së re.

Nga ana tjetër, Klevisa ka bërë të qartë se jashtë ka dikë dhe nuk dëshiron të krijojë diçka brenda fermës.

Edhe Çiljeta ndau mendimin e saj për këtë raport, duke treguar se fillimisht kishte besuar te lidhja mes Indrit dhe Vanesës.

“Unë kam qenë tifoze e kësaj marrëdhënieje, por Albano paska pasur të drejtë. Ishalla ka thënë fjalë të bukura në atë letër që të dalë mirë. Indri po mundohet të mbajë veten në lojë dhe po e përdor këtë si strategji”, tha ajo.

Mbetet për t’u parë nëse letra që do të lexohet së shpejti do të afrojë sërish Indrin me Vanesën apo do të vulosë përfundimisht ndarjen e tyre.

Të Ngjashme