Lajme

​“DokuFEST”, ndahet çmimi për filmin më të mirë në garën kombëtare

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë ishte pjesë e ceremonisë përmbyllëse të festivalit ndërkombëtar të filmit të shkurtër dhe dokumentar DokuFEST, në Prizren, duke ndarë çmimin për filmin më të mirë në garën kombëtare.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, filmi triumfues në këtë kategori, në edicionin e 25-të të DokuFEST-it, ishte “Në kërkim të poezisë” i regjisorit shqiptar Lorin Terezi.

Kurti tha se përgjatë 9 ditëve, në 7 kinema u shfaqën 223 filma gjithsej, prej tyre 114 në garë në 8 kategori të ndryshme.

 Kurti uroi të gjithë fituesit dhe pjesëmarrësit.

Të Ngjashme