Bëhet fjalë për Aluadin Malajn, ish kryetar i Gjyaktës së Apelit Tiranë, cili ia mbathi nga drejtësia nga frika e përballjes me Vetingun, duke evituar ekspozimin e pasurisë dhe lidhjeve të mundshme me krimin. Disa fakte dhe rrethana ngrenë dyshime të forta se Alaudin Malaj është pjesë e grupit të Artur Shehut.
SPAK finalizoi dje fazën e parë të goditjes së grupit më të fuqishëm të trafikut të drogës, pastrimit të parave në ndërtim dhe tjetërsimit të pronave në bregdet, përfshirë edhe tokat ku pritet të ndërtohet resorti në Zvërnec. Gjykata e Posaçme miratoi të premten 20 urdhër-arreste për veprat penale të pastrimit të parave, grupit të strukturuar kriminal si dhe trafikut ndërkombëtar të drogës; përfshirë Artur Shehun, dy biznesmenët e mëdhenj të ndërtimit në Tiranë, Ilir Shtufi dhe Orest Sota si dhe persona të tjerë të lidhur me trafikun e drogës apo transaksionet me tokat.
Pasuria e sekustruar arrin deri më tani rreth 130 milionë euro, shifra më e madhe në historinë e SPAK dhe organit të akuzës në 35 vite pluralizëm. SPAK e ka ngritur stekën aq lart saqë me goditjen e këtij grupi mund të ketë edhe një krizë ndërtimi në Tiranë. Përpos 20 personazheve që SPAK i ka kërkuar GJKKO të arrestohen, rezultojnë të implikuar një oligark, i cili del në dosjet kryesore të SPAK-ut, ish ministra, deputetë, ish drejtorë, ish gjyqtarë etj., të cilët mund të goditen penalisht në një fazë të dytë.
Në dosjen e tjetërsimit të pronave në Zvërnec dalin edhe gjurmët e një ish gjyqtari, i perceptuar si një nga simbolet e korrupsionit në drejtësi. Bëhet fjalë për Aluadin Malajn, ish kryetar i Gjyaktës së Apelit Tiranë, cili ia mbathi nga drejtësia nga frika e përballjes me Vetingun, duke evituar ekspozimin e pasurisë dhe lidhjeve të mundshme me krimin. Disa fakte dhe rrethana ngrenë dyshime të forta se Alaudin Malaj është pjesë e grupit të Artur Shehut.

Si gjyqtar, Alaudin Malaj ka marrë dy vendime në favor të Artur Shehur dhe grupit të tij për pronat në Zvërnec, ku në këmbim dyshohet se ka marrë mijëra m2 tokë, në formë dhurimi ose blerje me çmim simbolik. Më konkretisht, në pronësi të kompanisë AL – GO shpk, me nipt M37202204U, rezultojnë 20400 m2 tokë në Zvërnec.
