Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Donika Gërvalla viziton veriun, ja çfarë thotë nga atje

 
   

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci kanë qëndruar në veri të vendit, më saktësisht në Bistricën e Shalës dhe Boletin.

Postimi i plotë

Nga Bistrica e Shalës në komunën e Leposaviqit e deri në Boletin.

Bashkë me ministrin Faton Peci një paradite në këto vise të Kosovës me bukuri të rrallë dhe potencial të madh jo vetëm në fushën e agroturizmit, të lëna mizorisht prapa me dekada të tëra.

Tash, në çdo cep shihet dhe ndihet kujdesi i shtuar i institucioneve ndaj kësaj pjese të harruar dhe braktisur të Republikës së Kosovës.