Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar boksieren Donjeta Sadiku për triumfin në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.
Sadiku ka fituar medaljen e artë në finale, duke mposhtur Kristina Kuluhovan, e cila garoi për Serbinë. Kjo është medalja e parë e artë për Kosovën në këto Lojëra Mesdhetare.
Kurti e ka cilësuar fitoren e Sadikut si një sukses të madh për të, për ekipin kosovar në Taranto, si dhe për boksin dhe sportin e Kosovës.
“Donjetës dhe trajneres Mariola Sallauka, urime për këtë fitore të madhe!”, ka shkruar Kurti.
Ai ka shprehur vlerësimin për paraqitjen e boksieres kosovare, duke e konsideruar triumfin e saj një moment të rëndësishëm për Kosovën në arenën sportive ndërkombëtare.
Kurti ka uruar për fitoren edhe boksieren Donjeta Sadiku dhe trajneren e saj, Mariola Sallauka.
“Donjetës dhe trajneres Mariola Sallauka, urime për këtë fitore të madhe!”, ka shkruar Kurti.
