Aktuale

Dosja Veliaj/ SPAK kërkon burg dhe gjoba për të bashkëpandehurit, shpëton “e penduara”! (Lista me emrat dhe bizneset)

SPAK ka dhënë sot në GJKKO pretencën për një fraksion të ndarë të dosjes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, të pandehurit që kanë kërkuar proces me gjykim të shkurtuar dhe janë mëvetësuar, të akuzuar si bashkëpunëtorë të zyrtarit socialist.

Nga pretenca e SPAK ka shpëtuar, Adela Kondakçiu. Ish-financierja e OJF-ve dhe studios ligjore “Partner Law” të Ajola Xoxes, ka marrë statusin e bashkëpuntores së prokurorisë së Posaçme, duke u kthyer në gruan e parë të penduar në historinë e drejtësisë shqiptare.

Sipas pretencës së SPAK për të bashkëpandehurit e Veliajt u kërkuan:

Fatmir Bektashi 1 vit burg/ 8 muaj burg, pezullim pune interes publik.

Kompania e tij “Kontakt shpk” me 583 mijë leke gjobë.

Ina Goxhaj me 7 vit burg, q ëkonvertohet në 4 vjet 8 muaj me jgykim të shkurtuar, me përfundim pezullim dhe shërbim prove 5 vjet.

Për biznesmenin Elman Abule u kërkuan 7 vjet, 4 vjet e 8 muaj me gjykim të shkurtuar.

Për Frosina Bollo 1 vit burg i konvertuar në 8 muaj.

OJF-ja “Frobolus” me gjobë 500 mijë lekë, konvertuar në 333 mijë lekë.

Adela Kondakçi me 7 vjet burg, kthyer në 4 vjet 8 muaj, përjashtim nga dënimi të të pandehurës.

Klotilda Bushka me 600 mijë lekë gjobë, konvertuar në 400 mijë lekë.

Flutura Xhani me 60 mijë lekë gjobë, konvertuar në 40 mijë lekë.

Dhe Fatjon Baçi 5 vjet burg, konvertuar me gjykim të shkurtuar në 3 vjet 4 muaj, më tej pezullim dhe kalimi në shërbim prove.

Të Ngjashme