Lajme

Dritan Goxhaj me akuza të rënda për vrasjen e Ilir Konushevcit, përmend Fatos Klosin e Xhavit Halitin

Dritan Goxhaj, ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka folur për rrethanat që i paraprinë vrasjes së Ilir  Konushevcit, duke ngritur pikëpyetje mbi personat që e shoqëruan atë ditë, si dhe mbi fatin e armatimit që, sipas tij, ishte në këtë ngjarje.

Goxhaj deklaron se Konushevci ishte shoqëruar nga dy persona që ai i identifikon si oficerë të SHIK-ut, të cilët udhëtonin me një automjet pas makinës së tij.

“Ishin dy persona të SHIK-ut, dy oficerë të SHIK-ut. Të dy personat, dy oficerë të SHIK-ut, që e kanë shoqëruar atë ditë Ilir Komishecin me një makinë mbrapa. Kjo ishte makina e dytë, jo makina e parë, kur e sulmuan Ilir Konushevcin”, ka deklaruar Goxhaj.

Sipas tij, këta persona më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe nuk kanë dhënë deklarata.

Në deklaratën e tij, Goxhaj përmend edhe Fatos Klosin dhe Xhavit Alitin, duke thënë se personat që shoqëruan Komishecin ishin caktuar nga Klosi, me kërkesë të Alitit.

Ai ngre gjithashtu pyetje lidhur me armët që, sipas tij, ishin marrë pas ngjarjes, duke kërkuar të sqarohet se kush i mori dhe çfarë ndodhi më pas me to.

“Armatimin e morën sërish, e morën mbrapa këta njerëz të SHIK-ut dhe ia dhanë përsëri Xhavit Alitit”, ka thënë Goxhaj.

Më tej, ai kërkon përgjigje edhe për fatin e këtij armatimi:

“Çfarë bënë me armatimin? Kush shkoi? Pse u tentua të rishitej ai armatim?”

Goxhaj po ashtu kërkon që të sqarohet se kush ka qenë i pranishëm në bisedat që lidhen me Ilir Komishecin dhe çfarë është diskutuar në lidhje me armatimin.

Të Ngjashme