Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Droguan dhe përdhunuan 26-vjeçaren, jepet vendimi për 2 të rinjtë

Gjykata e Vlorës la në arrest me burg dy të rinjtë e arrestuar që dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 26-vjeçare të cilën paraprakisht e kanë nxitur të përdorë lëndë narkotike.

Para gjykatës dolën Albi Ceno 28 vjeç dhe Oltjan Tahiri 31 vjeç. Ata janë përpjekur t’i fshihen kamerave duke mbajtur kokën ulur. Seanca u mbajt me dyer të mbyllura.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në një hotel të Vlorës më 21 Tetor ndërsa një ditë më pas, policia njoftoi arrestimin e Cenos dhe Tahirit ndërsa në kërkim u shpall Gentjano Mehmeti dhe një person i katërt.

Ka qenë punonjësi i hotelit që ka lajmëruar policinë për vajzën 26-vjeçare e cila është gjetur në rrugë në gjendje të rënduar psikologjike mëngjesin e së shtunës.

Pas marrjes në pyetje e reja ka deklaruar se nuk mbante mend se çfarë kishte ndodhur pasi kishte konsumuar alkool në një lokal./Tv Klan