Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dugolli: Është sinjal i keq të dorëzohemi para kriminelëve në veri

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, nuk ka dhënë shenja se Qeveria e Kosovës, do t’i dëgjoj kërkesat e ndërkombëtarëve sidomos atyre të ShBA-së.

Dugolli në “Five”, tha se Qeveria e Kosovës, nuk e ka eskaluar situatën në veri, atë sipas tij e kanë bërë bandat kriminale të cilat kanë ardhur nga Serbia dhe vende të tjera.

“Ne jemi të interesuar ta deesaklojmë situatën, por nuk është në dorën e Qeverisë ta deeskalojë, s’e kemi eskaluar ne, e kanë eskaluar bandat e krimit të ardhura nga Serbia, le të ikin ata nga ku kanë ardhur, apo të dorëzohen vendin e kanë në burg, qetësohet situata”, ka thënë ai.

Dugolli, ka thënë se njësia speciale në veri nuk mund të tërhiqet, sepse sipas tij do të dërgonte sinjal negativ te grupet kriminale.

“Është sinjal i keq të dorëzohemi para kriminelëve. Do t’i arrestojmë, në momentin që janë të kapshëm për organet e rendit, sepse janë të identifikuar, nuk mund të ketë tërheqje të njësisë, përdresia ka grupe kriminale”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Kurti, koordinohet me ndërkombëtarët, por sipas tij ai ka edhe obligime ligjore që duhet t’i zbatojë.