Lajme

Nuk ka kuorum për votimin e rezolutës së propozuar nga deputetja e PDK-së

Kuvendi i Kosovës është kthyer për t’i vazhduar punimet e seancës, e cila u ndërpre pasi kuvendarët shkuan në pauzë.

Si pikë e parë, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, tha se është Rezoluta e propozuar nga deputetja e PDK-së, Sala Jashari lidhur me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit, e cila mbeti katër muaj pa terapi, dhe mungesën e vazhdueshme të barnave onkologjike.

Në Kuvend ishin prezentë 63 deputetë, kurse në votim morën pjesë vetëm 44 të tillë.

42 votuan pro, ndërsa dy abstenuan.

Të Ngjashme