Lajme

Presidentja Shiroka Pula pranoi letër urimi nga Presidentja e Bullgarisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga Presidentja e Republikës së Bullgarisë, Iliana Iotova, me rastin e marrjes së detyrës.

Në letrën e saj, Presidentja Iotova shpreh urimet dhe përgëzimet më të sinqerta, duke vlerësuar vizionin e Presidentes Shiroka Pula për të ardhmen e rajonit dhe vlerat e përbashkëta evropiane, të cilat, sipas saj, përforcojnë zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy vendeve.

Njoftimi:

Presidentja Shiroka Pula pranoi letër urimi nga Presidentja e Bullgarisë, Iliana Iotova

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga Presidentja e Republikës së Bullgarisë, Iliana Iotova, me rastin e marrjes së detyrës.

Në letrën e saj, Presidentja Iotova shpreh urimet dhe përgëzimet më të sinqerta, duke vlerësuar vizionin e Presidentes Shiroka Pula për të ardhmen e rajonit dhe vlerat e përbashkëta evropiane, të cilat, sipas saj, përforcojnë zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy vendeve.

Presidentja Iotova ka potencuar rëndësinë e thellimit të dialogut dhe bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, si dhe ka konfirmuar se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë konsolidimin e Kosovës, si shtet plotësisht të integruar në institucionet ndërkombëtare dhe rajonale, me perspektivë të qartë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Të Ngjashme