Lajme

Rritet numri i fluturimeve dhe udhëtarëve në Aeroportin “Adem Jashari”

Numri i fluturimeve dhe udhëtarëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ka shënuar rritje gjatë muajit shtator 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK)  gjatë këtij muaji janë realizuar 2 mijë e 548 fluturime, apo 6.5 për qind më shumë se në shtatorin e vitit 2025, kur ishin realizuar 2 mijë e 392 fluturime, raporton Indeksonline.

Rritje është shënuar edhe në numrin e udhëtarëve. Në total, gjatë shtatorit të këtij viti janë regjistruar 393 mijë e 360 udhëtarë, që paraqet një rritje prej 4.9 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Nga ta, 171 mijë e 168 udhëtarë kanë udhëtuar në ardhje, ndërsa 222 mijë e 192 në shkuarje.

Këto të dhëna tregojnë për një rritje të aktivitetit të transportit ajror në Kosovë gjatë shtatorit të këtij viti.

Të Ngjashme