Lajme

Florian Dushi: Prishtina është më e madhe se mllefi i çdo pushteti!

Florian Dushi ka reaguar me një deklaratë të gjatë lidhur me raportet mes Qeverisë së Kosovës dhe kryeqytetit.

Ai ka thënë se Prishtina nuk është pronë e asnjë partie apo pushteti, duke e cilësuar atë si qendrën historike të rezistencës, lëvizjeve kombëtare dhe organizimit politik të shqiptarëve.

Dushi ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, partinë dhe Qeverinë e tij, duke pretenduar se Prishtina po ndëshkohet politikisht për shkak të qëndrimeve dhe vullnetit të saj politik.

Në reagimin e tij, ai ka përmendur edhe deklaratën e kryetarit Përparim Rama për emërtimin e Lojërave Mesdhetare, ku sipas Ramës, Kurti kishte kërkuar që emri të ndryshohej nga “Prishtina 2030” në “Kosova 2030”.

Në fund, Dushi ka theksuar se kryeqyteti nuk duhet të nënshtrohet ndaj asnjë pushteti, duke përfunduar me mesazhin: “Prishtina nuk është vetëm një qytet që mendon ndryshe. Është kryeqyteti që historikisht i ka mësuar Kosovës të mendojë, të qëndrojë dhe të jetojë e lirë!”

Kjo përmbajtje kërkon pëlqimin tuaj.{“src”:”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fflorian.dushi%2Fposts%2Fpfbid0CfmiV3iS8xZGDrF1xcsDBrNhcw1K7UFs8B44UApwVkhg1u9TJGQWJ3UnLkjBjd8Ml&show_text=true&width=500″,”height”:613,”allow”:”autoplay; encrypted-media; picture-in-picture”,”allowFullscreen”:true,”sandbox”:”allow-scripts allow-same-origin allow-popups allow-popups-to-escape-sandbox”}

Të Ngjashme