Zhvillimet aktuale politike në vend ishte temë e diskutimit të sotëm ndërmjet presidentes Justina Shiroka-Pula dhe të Ngarkuarës me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Anu Prattipati.
Presidentja Shiroka-Pula theksoi rëndësinë e stabilitetit institucional dhe funksionimit të plotë të institucioneve.
Kjo, duke vlerësuar dinamikën e shtuar të punës së Kuvendit dhe Qeverisë pas tejkalimit të krizës institucionale.
Ajo theksoi përkushtimin e Kosovës për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale dhe nënvizoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partner strategjik i pazëvendësueshëm i Kosovës.
