ShowBizzz

Fiton 86 mijë euro në vetëm 7 ditë nga YouTube, influencerja amerikane zbulon shifrën marramendëse

Një javë e vetme në YouTube i ka sjellë plot 100 mijë dollarë, ose rreth 86 mijë euro, influencueses amerikane Trisha Paytas, e cila ka zbuluar publikisht të ardhurat e saj nga platforma e videove.

Ajo e bëri këtë gjatë një paraqitjeje në emisionin “Watch What Happens Live with Andy Cohen”, ku moderatori e pyeti se sa kishte arritur të fitonte nga kanali i saj në YouTube brenda një jave.

“Ka qenë një javë e mirë”, u përgjigj fillimisht Paytas, përpara se të përmendte shifrën prej 100 mijë dollarësh. Përgjigjja e saj surprizoi edhe moderatorin, i cili reagoi me humor ndaj shumës së konsiderueshme.

Trisha Paytas publikon përmbajtje në YouTube që prej vitit 2007 dhe ndër vite ka ndërtuar një karrierë në disa platforma sociale. Megjithatë, ajo ka treguar se të ardhurat nuk kanë qenë gjithmonë të njëjta. Në një intervistë për revistën “Polyester Zine” në vitin 2023, ajo zbuloi se kishte pasur periudha kur fitonte 100 mijë dollarë duke publikuar çdo ditë, por edhe të tjera kur të ardhurat për të njëjtën frekuencë publikimesh arrinin në vetëm 8 mijë dollarë.

Përveç YouTube, influencuesja ka krijuar përmbajtje edhe për OnlyFans, ka realizuar video ASMR dhe ka qenë aktive në TikTok dhe Twitter. Ajo ka treguar gjithashtu se prodhimi i videove ka kërkuar investime të konsiderueshme. Në një intervistë për “British Vogue” në vitin 2024, Paytas zbuloi se gjatë dhjetë viteve kishte shpenzuar më shumë se 12 milionë dollarë për krijimin e përmbajtjeve të saj.

Aktualisht, ajo drejton podcastin “Just Trish” dhe ka tre fëmijë me bashkëshortin e saj, Moses Hacmon.

Të Ngjashme