ShowBizzz

‘Rozana Radi, e mbivlerësuar!’ Këngëtarja s’ia kursen ironinë Jonida Maliqit: Sikur të merrje në këngë aq klikime sa emri im në një video

Një deklaratë dhe kaq mjaftoi që Jonida Maliqi të hapte një ‘luftë’ me Rozana Radin. Në një bisedë me panelin e “Goca dhe Gra”, gjatë një loje, Maliqit iu kërkua të thoshte emrin e një artisti që sipas saj, është i mbivlerësuar.

E kujdesshme në përgjigje, duke renditur një sërë vlerësimesh për Radin, këngëtarja tha se nuk e konsideron njësoj për zërin e saj.

“E di ku më shkon mendja? Te një vajzë që ka qenë pjesë këtu, e këtij paneli në një nga sezonet. Sigurisht që e vlerësoj për artisten që është, për poeten, për aktoren që është. Vokalisht nuk e vlerësoj dhe mendoj që ka pasur mbivlerësim dhe ajo është Rozana Radi. Me gjithë respektin për artisten që është, por për pjesën vokale si këngëtare”, tha Jonida Maliqi.

Por kaq u desh që Rozana të reagonte menjëherë me ironi përmes rrjeteve sociale, pa përmendur emra.

“Sikur një këngë e jotja të merrte aq klikime sa një video ku përmendem unë, do të ishte film! Suksese!”, shkroi ajo.

Me këtë, duket se Radi iu referua më shumë se 200 mijë klikimeve që videoja e postuar në faqen zyrtare të programit ka arritur.

Të Ngjashme