ShowBizzz

“Nuk kam pranu me më shit te shokët e tu në Spanjë”, Xheneta shpërthen ndaj Milaim Zekës! (Deklarata)

Milaim Zeka ka folur për reagimin e Xhenetës që bëri indirekt për Brikenën pas një postimi që kishte bërë kjo e fundit në Instagram, duke pozuar me një bluzë në të cilën kishte shkruar “jam pronë private e Mateo Borrit”.

Gjatë një interviste në Top Albania Radio i pyetur për këtë reagim nëse ka pasur të drejtë t’i kundërvihej Brikenës ai tha: “absolutisht jo”.

“Xheneta është hala me beter se Brikena, Xheneta ka demonstru dhunë në Big Brother, jashtë Bigut, unë kam krejt qasje tjetër”, deklaroi Zeka.

Megjithatë, pasi kësaj deklarate që bëri ai, Xheneta Fetahu ka reaguar përmes një komenti, duke hedhur akuza të rënda ndaj tij, derisa i kërkoi të mos i përmendte emrin.

“E di qe s’munesh me folë mirë për mu masi nuk kom pranu me’m shit ti naper Spanjë te shokët e tu. Mos m’shti met degjeneru n’sy popullit se kam dëshmi. Rri n’ven tanin mos ma fëlliq emrin. Edhe për familjen tem ha dhe e se kthej kryt mbrapa. E paske harru veten sa ke shah e ke ofendu neper studio televizive. Je njeri i fundit qe jep men”, ka shkruar Xheneta.

Të Ngjashme