Lajme

Dyshime për eksploviz në një automjet në Korçë, policia ‘blindon’ zonën

Forca të shumta policie kanë rrethuar një automjet në lagjen 18 të qytetit të Korçës, pas dyshimeve për praninë e sendeve apo objekteve të paligjshme, që paraprakisht dyshohet se mund të jenë lëndë shpërthyese.

Alarmi është ngritur pas një telefonate për një objekt të dyshimtë në rrugën “Petraq Shomo” në lagjen 18 të qytetit.

Zona është izoluar menjëherë nga policia, ndërsa në vendngjarje ndodhen forca të shumta policore. Pritet që automjeti të kontrollohet nga strukturat përkatëse dhe ekspertët, për të verifikuar se çfarë ndodhet brenda tij.

Deri më tani nuk ka ende një njoftim zyrtar lidhur me natyrën e objektit të dyshuar.

Nga ana tjetër, policia ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë në shtëpi dhe biznese përgjatë kësaj rruge, me qëllim zbardhjen e mëtejme të rastit.

Të Ngjashme