Tre persona janë arrestuar nën dyshimin për vjedhje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje në fshatin Borovë të Leposaviqit.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, të dyshuarit u arrestuan dje, ndërsa rasti dyshohet se ka ndodhur ndërmjet 13 dhe 20 gushtit të këtij viti.
Me vendim të prokurorit, Policia kontrolloi shtëpitë e të dyshuarve. Gjatë kontrolleve u gjetën dhe u konfiskuan 5.300 euro para të gatshme dhe një fishek pistolete.
“Fsh. Borovë, Leshak 13-20.08.2026 – 02:30-07:10. Lidhur me rastin është raportuar se me 21.08.2026 janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit janë kontrolluar shtëpitë tyre, ku si dëshmi materiale janë gjetur dhe konfiskuar: një fishek i pistoletës dhe 5300€ kesh para”, thuhet në raportin 24 orësh.
Tre të dyshuarit u intervistuan. Me vendim të prokurorit, dy prej tyre u dërguan në mbajtje, ndërsa i treti u lirua në procedurë të rregullt.
