Lajme

​E diela sjell të reshura bore, temperatura nën zero

Këtë të diele (29 nëntor) në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje bore.

Sipas parashikimit të motit, temperaturat minimale do të lëvizin nga -5 deri në -3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 1 deri në 3 gradë Celsius.

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës njoftoi po ashtu se era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.

Qytetarëve u rekomandohet të kenë kujdes gjatë qarkullimit, veçanërisht në zonat ku priten reshje bore dhe ngrica.

Të Ngjashme