Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në segmentin Rrëshen–Milot, në Rrugën e Kombit, ku janë përplasur dy automjete.
Si pasojë, dy persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur, duke u dërguar për trajtim në spital.
Autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti tragjik.
Rrëshen/Informacion paraprak
Në Rrugën e Kombit, në segmentin Rrëshen–Milot, automjeti me drejtues shtetasin N. P., 61 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. P., 30 vjeç.
Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë drejtuesi i njërit prej automjeteve shtetasi N. P., si dhe shtetasi F. P., rreth 57 vjeç (babai i shtetasit D. P.)
Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi D. P., si dhe 4 pasagjerë, të cilët janë transportuar në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe dokumentimin ligjor të rastit./Top Channel
