Pas disa vitesh në kërkim është vënë në pranga Moisi Habilaj. Mësohet se arrestimi i tij është kryer në Borsh.
Moisi Habilaj është dënuar me 15 vjet burg në vitin 2021 nga drejtësia shqiptare për trafik narkotikësh dhe grup të strukturuar kriminal, që bazuar në gjykimin e shkurtuar u dënua me 10 vjet burg.
Moisi Habilaj, u dënua më parë me 15 vjet heqje lirie në Itali, po për trafik ndërkombëtar narkotikësh.
Organizata e Habilajve bëri bujë në arenën politike shqiptare në tetor 2017, pasi publikimi i dosjes italiane ekspozoi lidhjen e tyre me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Edhe pse Tahiri u akuzua nga ish-Prokuroria për Krime të Rënda për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, ai u dënua nga gjykata respektive për shpërdorim detyre. Paralelisht me Tahirin u shpall fajtor edhe Jaeld Çela, ish-drejtues i policisë së Vlorës.
Menjëherë pasi Gjykata e Apelit në Katania konfirmoi dënimin me 15 vite burg, oficerët e policisë shkuan në banesën ku Moisi Habilaj ishte në arrest shtëpie, por nuk e gjetën aty.
