Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Vlorës, ku një 23-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në rrethana ende të paqarta.
Sipas informacioneve paraprake nga burime zyrtare, i riu është gjetur i dëmtuar dhe më pas është shoqëruar me urgjencë drejt spitalit nga forcat e policisë, të cilat kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së njoftimit për incidentin.
Aktualisht, 23-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe po merr trajtimin e nevojshëm, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij e plotë shëndetësore.
Nga ana tjetër, grupi hetimor ka nisur menjëherë punën për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, duke mbledhur prova dhe dëshmi në vendin ku ndodhi plagosja.
