Një divorc dyshohet se është në zanafillën e sulmit me armë që ndodhi pasditen e së shtunës në Milot
Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se pista kryesore ku janë përqendruar hetimet lidhet me një konflikt familjar mes autorit të dyshuar dhe 30-vjeçarit që ishte shënjestër e sulmit. Sipas të njëjtave burime, dyshohet se përplasja ka ardhur pas divorcit të 30-vjeçarit me motrën e autorit të dyshuar, çka mund të ketë çuar në përshkallëzimin e konfliktit.
NEWS Kushte atmosferike të qëndrueshme/ Njihuni me parashikimin e motit për sotNgjarja ndodhi rreth orës 18:00, në afërsi të Urës së Milotit. Sipas hetimeve paraprake, Gj. Gj., i cili lëvizte me një automjet tip “Audi”, dyshohet se ndoqi nga pas makinën tip “Audi” që drejtohej nga M. J., 30 vjeç, banues në Rubik. Gjatë lëvizjes, ai dyshohet se ka qëlluar disa herë me armë zjarri në drejtim të automjetit.
NEWS Monika Kryemadhi: SPAK më futi në sherr me Metën, i kishin çuar mesazhet e miaPavarësisht të shtënave, 30-vjeçari nuk mbeti i lënduar. Pas sulmit, autori i dyshuar u largua nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk është kapur.
Policia vijon kontrollet për lokalizimin e tij, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të dokumentuar plotësisht ngjarjen.
