Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

LajmeShowBizzz

E pazakontë, ja çfarë ndodhi dje në ‘BBV3’

Teksa produksioni caktoi një lojë për banorët mbrëmjen e së premtes, asgjë nuk përfundoi ashtu siç duhej.

Konkurrentët duhet të zgjidhnin një prej banorëve që kishin dëshirë të imitonin, e teksa Romeo bëhej gati për të Imituar Riken, kjo e fundit shpërtheu ashpër ndaj tij pasi nuk i pëlqeu mënyra sesi Romeo po bënte grimin për të ngjasuar me Riken.

Pasi u ndje e ofenduar, filloi debate me tone të lartë me Romeon. E më pas teksa bisedonte me Meritonin, ky i fundit u shpreh se çështja u ekzagjërua shumë prej Rikes.

Dhe aty shpërtheu çdo gjë. Rikja filloi të ofendonte Meritonin, duke i kërkuar ‘llogari’ pse ai duhet të ndërhynte në një çështje që nuk kishte lidhje.

Pasi gjërat u tensionuan, në një moment teksa qëndronin në dhomën e gjumit, vajzat i janë drejtuar duke i thënë se Meritoni nuk është burrë!

Ky i fundit, tepër i inatosur, është ngritur në këmbë dhe ka hequr rripin e pantallonave, një gjest ky për të treguar ‘burrërinë’, por për vajzat ky veprim i papritur u përcoll si një ‘shenjë dhune’ ndaj tyre.

E teksa të gjitha u sulën ndaj tij, më e prekura ka qenë Rike e cila teksa mbahej nga banorët e tjerë, ka shpërthyer në lot dhe ofendime ndaj Meritonit ku i ka premtuar se do të jetë ajo që do ti veshi atij një fustan dhe ti tregoj sesa burrë është!