Aktuale

E rëndë/ Burri dhunon brutalisht bashkëshorten, gruaja niset me urgjencë drejt Tiranës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Pogradec. Raportohet se, një konflikt mes një çifti të moshuar ka përfunduar në dhunë brutale ndaj gruas.

Sipas informacioneve paraprake, një debat i çastit mes dy bashkëshortëve ka degraduar në përdorimin e sendeve të forta. Gjatë konfliktit, një 80-vjeçar dyshohet se ka goditur brutalisht bashkëshorten e tij 78-vjeçare me shkop druri.

See also  DITA E FUNDIT E 2025-ës/ Kujdes, do të përfshiheni në një debat mjaft të ndezur, që rrezikon të kthehet agresivSi pasojë e dhunës, e moshuara ka pësuar dëmtime të rënda dhe është transportuar fillimisht në Spitalin e Pogradecit. Bëhet me dije se për shkak të gjendjes së saj të rënduar, e moshuara do të dërgohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë shoqëruar në komisariat 80-vjeçarin e dyshuar si autor të ngjarjes.

See also  DETAJE nga konflikti me a*më në Athinë/ FNSH e ruante në Fier, si përfundoi Titi në Greqi?Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë incident të rëndë.

Të Ngjashme