Aktuale

BBC i bën jehonë protestës së studentëve në Tiranë: Media britanike raporton mbi përplasjet e forta dhe kërkesën për largimin e Edi Ramës

BBC i bën jehonë protestës së studentëve në Tiranë: Media britLONDËR / TIRANË, 31 Tetor 2026 — Vala e protestave kundër qeverisë shqiptare ka marrë vëmendjen e mediave prestigjioze ndërkombëtare, ku rrjeti britanik BBC i ka kushtuar një raportim të posaçëm zhvillimeve më të fundit dhe përplasjeve të dhunshme në kryeqytet.

Në artikullin e saj, BBC përshkruan me detaje tensionet në bulevard, duke vënë në dukje se demonstruesit kanë hedhur bomba molotov dhe gurë në drejtim të efektivëve të rendit, ndërsa Policia e Shtetit është kundërpërgjigjur me autobotë uji me presion për të shpërndarë turmën:

“Protestat kanë shpërthyer sërish në Shqipëri, ku demonstruesit kanë hedhur bomba molotov dhe gurë drejt policisë, e cila është përgjigjur me autobotë uji.”

Media britanike nënvisxon se këto zhvillime nuk janë të izoluara, por pjesë e një vale të gjerë pakënaqësie që vijon prej disa javësh në Tiranë. BBC vëren se në qendër të kësaj lëvizjeje janë kryesisht studentët dhe të rinjtë, të cilët kanë si kërkesë kryesore dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama.anike raporton mbi përplasjet e forta dhe kërkesën për largimin e Edi Ramës

Të Ngjashme