Kryeministri Edi Rama përsëri sot ftesën për dialog ndaj studentëve dhe pedagogëve që vijojnë protestën, duke shprehur gatishmërinë e qeverisë për të shqyrtuar propozimet e tyre dhe për të adresuar shqetësimet e ngritura.
Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga sofra e gurtë e vendosur para godinës së Kryeministrisë me mbishkrimin “Dialog”.
Megjithatë, deri më tani, protestuesit e kanë refuzuar ftesën, duke kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit, ndërsa kanë paralajmëruar vijimin e protestës.
Në vijimësi, Kryeministri ka deklaruar se është i gatshëm të shqyrtojë çdo propozim të studentëve dhe pedagogëve, ndërsa qeveria po përgatit një paketë masash për t’iu përgjigjur nevojave të tyre, me synimin që dëgjimi i qytetarëve të përkthehet në vendimmarrje dhe mbështetje konkrete.
Një ditë më parë u zhvilluan sërish protesta para Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë, ku pati edhe akte dhune dhe përplasje mes policisë dhe protestuesve. Protestës iu bashkuan edhe deputetë dhe anëtarë të Partisë Demokratike.
