Një shtetas i huaj me leje qëndrim në Kosovë, ka raportuar se ka rënë pre e një mashtrimi kompjuterik, duke iu marrë para nga Walleti dhe një pajisje me vlerë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur në Prishtinë dhe i dyshuar është po ashtu një shtetas i huaj.
“Rr. Muharrem Fejza- Rr. Prekazi, Prishtinë 31.10.2026, NN. Ankuesi mashkull shtetas i huaj me leje qëndrim të Kosovës ka raportuar se kishte rënë pre e një mashtrimi kompjuterik.
Të njëjtit i janë marr para nga Walleti dhe një pajisje me vlerë nga i dyshuari mashkull me shtetësi të huaj (i të njëjtës shtetësi me ankuesin) i cili ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti nën hetime nga njësitet kompetente”, thuhet në njoftim.
