Lajme

E rëndë: Ky është ish-polici kufitar nga Kosova që vdiq në aksidentin në Mal të Zi

Një 47-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku në Baranë të Malit të Zi.

Sipas njoftimeve që po qarkullojnë, viktima është Elvis Mulliqi, ish-polic kufitar.

Lajmi për aksidentin është raportuar nga mediumi malazez “Vijesti”, i cili i është referuar Policisë së Malit të Zi, transmeton “Bota sot”.

Në aksidentin që ndodhi në rrugën magjistrale Rozhajë–Beranë, rreth orës 15:45, u përfshinë dy automjete, ndërsa përveç viktimës, dy persona të tjerë mbetën të lënduar.

Të Ngjashme