Aktuale

E rëndë në Gjermani/ Rrjedhja e një substance kimike në një kompani në Nurenberg i m*rr jetën 1 punëtori, përfundojnë në spital 17 të tjerë

Një rrjedhje kimike në ndërtesën e një kompanie në Nuremberg të Gjermanisë, ka vrarë 1 punëtor dhe ka dërguar 17 të tjerë në spital.

Aksidenti ndodhi të premten pasdite në një park industrial në qytetin gjerman dhe shkaktoi mobilizim të gjerë nga autoritetet lokale.Dy punëtorë u gjetën pa ndjenja në ambientet e kompanisë dhe njëri prej tyre ndërroi jetë më vonë në spital, sipas policisë.

Autoritetet bavareze sigurojnë se nuk ka më rrezik për shëndetin publik, pasi rrjedhja u ndalua kur ishte ende brenda ndërtesës. Ende nuk është sqaruar se çfarë substance kimike ka rrjedhur, as shkaqet e rrjedhjes.

Agjencia Gjermane e Lajmeve (dpa) raportoi se 65 zjarrfikës, disa prej të cilëve të veshur me kostume mbrojtëse kimike, nxituan në vendngjarje dhe larguan dhjetëra punëtorë nga ndërtesa.

Të Ngjashme