Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

E rëndë në Tiranë/ 3-vjeçari humb jetën pas vizitës te dentisti, prindërit e denoncojnë në polici

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një 3-vjeçar ka ndërruar jetë pas vizitës te një dentist. Ngjarja thuhet se ka ndodhur 3 ditë më parë.

Kanë qenë prindërit e vogëlushit që kanë denoncuar rastin në polici. Ata akuzojnë dentistin, Roland Xhaxho për injektim të një sasie të tepërt narkoze.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin R. Xh., 70 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mjekimi i pakujdesshëm”, pasi ka bërë kallëzim shtetasi B. S. se shtetasi R. Xh. ka mjekuar në mënyrë të pakujdesshme në klinikën e tij private, djalin 3-vjeçar të shtetasit B. S., i cili pas mjekimit në këtë klinikë ka shfaqur komplikacione dhe pas 3 ditësh, ka humbur jetën, në spital.