Një person është gjetur i pa jetë, mëngjesin e kësaj të shtunë, në Vlorë.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është gjetur i varur në një prej kullave të vrojtimit në plazhin e Vjetër.
Sipas policisë dyshohet për vetëvarje ndërsa ngjarja mendohet të ketë ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm.
Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.
