Një aksident tragjik është shënuar pasditen e kësaj të mërkure në Divjakë, ku një 57-vjeçar ka humbur jetën gjatë punës në tokën bujqësore.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Babunjë e Re, ku burri po punonte me zetor në pronën e tij.
Bëhet me dije se i ndjeri ka qenë me bashkëshorten e tij në momentin tragjik.
Viktima u identifikua nga autoritetet si Kujtim Meçi.
Sipas informacioneve paraprake, mjeti bujqësor është përmbysur, duke e zënë poshtë 57-vjeçarin, i cili nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
