Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

E RËNDË/ Shkëputet ashensori i pallatit në Tiranë, ndërron jetë 58-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të diele (8 tetor) në Tiranë, ku një 58-vjeçar është zënë poshtë nga një ashensor dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Sipas policisë, incidenti ka ndodhur në zonën e ish-Fushës së Aviacionit, ku për shkak të një defekti ka rënë nga kati i parë në katin minus një ashensori i pallatit.

“Më datë 08.10.2023, rreth orës 11:30, te ish-Fusha e Aviacionit, dyshohet se si rezultat i një defekti, ka rënë nga kati i parë, në katin minus një, ashensori i një pallati në ndërtim e sipër.

Si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi T. M., 58 vjeç, për të cilin kanë kallëzuar familjarët, se ditën e djeshme nuk është kthyer në banesë”, thuhet ne njoftimin e policise.

Nderkohe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.