Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 43-vjeçar, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht një grua, e po ashtu i ka vjedhur asaj para.
Sipas policisë, ngjarja raportohet se ka ndodhur më 26 shtator, kur 43-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase dhe i ka vjedhur asaj një shumë parash.
Pas denoncimit dhe veprimeve të para hetimore, policia ka nisur punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe mbledhjen e provave lidhur me rastin.
