Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Berat ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin K. M., 36 vjeç, banues në Durrës, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Shtetasi K. M. akuzohet se më datë 02.01.2025, në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat, bashkë me vëllanë e tij (i shpallur në kërkim), kanë qëlluar me armë zjarri nga një automjet, në drejtim të 2 shtetasve. Nga të shtënat nuk ka patur të dëmtuar.
Veprimet procedurale për ndalimin e 36-vjeçarit u kryen pas deportimit të tij nga Greqia.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
